Feja Islame do ta kishte shpëtuar Galileo Galilei
Tenzil Media Tenzil Media
38.6K subscribers
3,247 views
0

 Published On Jul 27, 2019

Feja Islame do ta kish shpetuar Galileo Galilei - Titruar ne Shqip

Faktet shkencore te bazuara ne Kur'an!

Në këtë video të shkurtër do të kuptoni se disa vargje (ajete) në Kuranin e shenjtë kanë nevojë për shpjegim nga shkencëtarë të vërtetë.

Dijetarët muslimanë nëse nuk studiojnë shkencën, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë kuptimin e këtyre ajeteve (vargjeve) te Kuranit.

Kjo është arsyeja pse shkenca është e rëndësishme për të kuptuar Kur'anin e shenjtë.

Galileo Galilei (lindi më 15 shkurt 1564 në Piza; vdiq më 8 janar 1642 në Arcetri të Firences), ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne". Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha të cilët mendonin se po thoshte gjëra kundër kishës. Ai u akuzua për shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe në fund të kësaj akuze ai u përgjigj "Megjithatë rotullohet"!

Më 13 janar të vitit 1633, filozofi, astronomi dhe matematikani italian, Galileo Galilei arrin në Romë për t’u përballur me akuza herezie për mbrojtje të teorisë Kopernikane, që thoshte se Toka rrotullohet rreth Diellit.

Galileo zyrtarisht del para inkuizicionit romak në prill dhe pranon të fajësinë në shkëmbim të një dënimi të lehtë. Ai lihet në arrest shtëpie ku kalon ditët e mbetura në vilën e tij në Arcetri, afër Firences para se të vdiste më 8 janar 1642.

Galileo, bir i një muzikanti, lindi më 15 janar 1564 në Piza. Ai hyri në Universitetin e Pizës, me planin për të studiuar mjekësi, por zhvendosi fokusin e tij në filozofi dhe matematikë.

Në vitin 1589, ai bëhet profesor për disa vite i këtij universiteti dhe gjatë kësaj kohe demonstron se shpejtësia e rënies së objekteve nuk është në proporcion me peshën e tyre, siç besonte Aristoteli.

Sipas disa raporteve, Galileo vërtetoi një gjë të tillë duke hedhur objekte të ndryshe nga kulla e pjerrët e Pizës. Nga vitit 1592 deri në vitin 1630, Galileo ishte profesor matematike në Universitetin e Padovës, kur ai krijoi një teleskop që i lejonte të vëzhgonte malet dhe krateret e katër satelitëve të mëdhenj të Jupiterit.

Ai zbuloi gjithashtu se Rruga e Qumështit është krijuar nga yjet. Pas publikimit të kërkimeve të tij në vitin 1610, ai mori duartrokitje dhe u zgjodh matematikan në Firence. Kërkimet e tij e çuan në mbrojtje të tezave të astronomit polak, Nicolaus Copernicus (1473-1573).

Sidoqoftë, teoria e Kopernikut me Qiellin në qendër ishte në konflikt me mësimet e Kishës së fuqishme Katolike romake, që praktikisht drejtonte Italinë në atë kohë.

Mësimet e Kishës përcaktonin që Toka dhe jo Dielli, ishte në qendër të universitet. Në 1633, Galileo u nxor para inkuizicionit romak, një sistem juridik i themeluar nga papati në vitin 1542 për të rregulluar doktrinë e kishës. Kjo përfshinte dhe ndalimin e librave që binin në konflikte me bindjet e kishës.

Sot, Galileo njihet si kontribuues i madh i studimit të lëvizjeve dhe astronomisë. Puna e tij ka ndikuar tek shumë shkencëtare, sGalii matematikani dhe fizikanti anglez, Isaac Newton që shpiku ligjin universal të gravitetit. Në vitin 1992, Vatikani zyrtarisht pranoi gabimin me dënimin e tij.

Galileo vdiq më 8 janar të vitit 1642 në moshën 77-vjeçare. Duka i Madh i Toskanës, Ferdinando II shprehur dëshirën për të nderuar atë duke e varrosur në Basilikën e Santa Croce, por protesta e Papa Urbani VIII dhe nipit të tij bënë që ai të tërhiqej. Trupi i tij u rivarros në vitin 1737 në këtë Basilikë, ku gjatë zhvendosjes iu hoqën tre gishta dhe një dhëmb. Një prej gishtave, ai i mesit të dorës së djathtë, është ekspozuar në Muzeun Galileo në Firence.

Visite Us on / Na vizitoni në :
#Facebook:   / tenzilmedia  
#Youtube:    / tenzilmedia  
#Twitter:   / tenzilmedia  
#Google+: http://plus.google.com/+TenzilMediaALB

Lejohet shpërndarja e linkut dhe jo ringarkimi i videos nëpër kanale tjera dhe vende tjera!

Tenzil Media , TenzilMedia , TenzilMedia ALB , Tenzil Media ALB , TenzilMediaALB , Tanzil , Tenzil , Media , Tanzil Media , TanzilMedia , تنزيل , تنزيل ميديا , القرآن الكريم , Kuran , Kur`an , Quran , Qur`an , Holy Quran , The Noble Qur'an ۝ , Islam , Islamic , Muslim , Muslims , Musliman , Islami , Namaz , Ramazan , Sheikh, Sheik, Shaykh, Shaikh, Cheikh, Šeih, Šejh, Şeyh , شيخ‎, shaykh , shuyūkh , galile, galileo, galilie, galileu, galilei, kisha, curch, +, toka, bota,

show more

Share/Embed