Mensur Es-Selimi - Sureja El-Insan | Në Namaz
Tenzil Media Tenzil Media
38.6K subscribers
163,264 views
0

 Published On Dec 17, 2015

Sheikh Mansoor Al Salmi - للشيخ منصورالسالمي
Surah Al-Insan & Surah Al-Fatiha / Ne Namaz - In Salah

Recitim Kurani i bukur nga Shaikh Mansour Al Salimi
Kuran me titrim/perkthim ne gjuhen Shqipe - Albanian

• Surja El Insan - سورة الانسان •
01. Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).
02. Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh;
03. Na, ia treguam atij rrugën, e ai (do të jetë) ose mirënjohës ose jomirënjohës;
04. Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit.
05. Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë nga kupa (në xhennet), pije të përbërë me kambor.
06. Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan;
07. ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah,
08. dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim).
09. (Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim!
10. Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”.
11. Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim,
12. dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta:
13. (ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit),
14. dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë.
15. Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme,
16. të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.
17. Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me Zenxhebil
18. nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil.
19. Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë.
20. Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë.
21. Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme).
22. (Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar.
23. Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe),
24. Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët!
25. Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje,
26. dhe, në një pjesë të natës kryej detyrat (falu) për Zotin, dhe falenderoje Atë natën, gjatë!
27. E, me të vërtetë, këta (jobesimtarët) e duan jetën e këtushme, e nuk e përfillin Ditën e vështirë (Kijametin) që do t’u vie.
28. Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre).
29. Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij, -
30. por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Perëndia – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm,
31. atë që don Ai, e shpie në mëshirën e Vet, e jobesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të rënda.

Shejh Mansur Al Salimi / Mansour El Salimi - Recitim Kurani

Visite Us on / Na vizitoni në :
#Facebook:   / tenzilmedia  
#Youtube:    / tenzilmedia  
#Twitter:   / tenzilmedia  
#Google+: http://plus.google.com/+TenzilMediaALB

Lejohet shpërndarja e linkut dhe jo ringarkimi i videos nëpër kanale tjera dhe vende tjera!

Tenzil Media , TenzilMedia , TenzilMedia ALB , Tenzil Media ALB , TenzilMediaALB , Tanzil , Tenzil , Media , Tanzil Media , TanzilMedia , تنزيل , تنزيل ميديا , القرآن الكريم , Kuran , Kur`an , Quran , Qur`an , Holy Quran , The Noble Qur'an ۝ , Islam , Islamic , Muslim , Muslims , Musliman , Islami , Namaz , Ramazan , Sheikh, Sheik, Shaykh, Shaikh, Cheikh, Šeih, Šejh, Şeyh , شيخ‎, shaykh , shuyūkh ,
Mensur Es Salimi - Recitim Kurani
Mensur Selimi - Recitime të bukura
الصلاة الصلاة يا مسلمين ( منصور السالمي ) مؤثر جداًجداًجداً !! Mansour Al Salimi
اجمل واروع تلاوات الشيخ منصور السالمي (4ساعات) !! Mansour Al Salimi
Best Of Sheikh Mansour Al Salimi Recitations
Mansour Al Salmi
Beautiful Quran recitation by Mansur Alsalimi
Mansour As Salimi - Quran recitation | Mensur Selimi

show more

Share/Embed